KAMBERAJ Bedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Sevaster, Vlorë. Më 18 janar 1946, me vendim nr. 225, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin si armik i popullit dhe dezertor në rradhët e ushtrisë» dhe e dënoi me 4 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 287-288.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]