KAMBERAJ Shefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në Këlcyrë. U arrestua më 6 nëntor 1952, dhe më 24 shtator 1953, me vendim nr. 90, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në bandë të armatosur» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]