KAMBERAJ Ylli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Ruzhdie, Fier. Arrestuar më 20 shtator 1946. Më 25 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi për «marrje pjesë në mbledhje me të arratisurit dhe u arratis edhe vetë, por u kap», me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Liruar më 29 shtator 1948. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 425-426.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]