KARALLIU Abdullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Përmet. Më 5 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Divizionit e dënoi për «hapje të parullave në ushtri, dhe dezertime», me 25 vjet burg. Më 5 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tentativë arratisje», me 5 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 755-756.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]