KASEMLLARI Rushit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Korçë. Më 26 shtator Gjykata e N/prefekturës Pogradec e dënoi «për shirje pa leje», me 6 muaj burg. Më 23 maj 1968, Gjykata Popullore e Pogradecit e dënoi «për shtim pa të drejtë tokën e kooperativës, krimin e ka kryer në fshatin Hamcan gjatë vitit 1968», me 3 muaj heqje lirie. Më 24 nëntor 1983, Gjykata e Elbasanit, e deklaroi fajtor për krimin e «tradhëtisë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë shtetit», të kryer në bashkëpunim, e mbetur në fazën e tentativës, dhe e dënoi me 13 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 320-321.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]