(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Gjirokastër. Arrestuar më 22 shtator 1946. Më 30 dhjetor 1947, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi se «si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 558-559.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]