KASHARA Kosta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Haskovë, Gjirokastër. Më 2 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tentativë arratisjeje në Greqinë monarko-fashiste», me 9 vjet burg; u dënua dhe për «fajin e dhënies së ndihmës dhe informatave të spiunazhit amerikano-anglez», me 9 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Liruar më 24 gusht 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 553-554.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]