(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Shkrimtar, përkthyes. U lind në Tiranë, më 1932. U arrestua në moshën 17 për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu, në periudhën 1956-1962 jetoi në Kavajë. Pastaj u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990. Pas rrëzimit të diktaturës u largua në Itali, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari. Vdiq më 5 maj 2014, në Tiranë. Vepra: «Një ankth gjysmëshekullor» (1997); «Çmimi i një ëndrre» (2000); «Midis qiellit dhe burgut»; «Ikje nga trilli i perëndive» (roman autobiografik); «Pa mëri – Publicistika e jetës sime» (2013). Përkthime: Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe mbi 10 autorë shqiptarë.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit