KATI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Zyrtar i lartë i regjimit komunist. Në kohën e arrestimit ishte zv/ministër i Tregëtisë. Me vendim të Gjykatës Lartë, në maj 1977, u dënua me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe heqjen e dekoratave dhe titujve që mban. Në hetuesi provoi torutura që deri atëherë i kishin përjetuar ata që dhe ai i konsideronte armiq të pushtetit. Familjarët e tij u internuan.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]