KAVAJA Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Elbasan. Arrestuar më 28 korrik 1956. Më 28 shtator 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «sabotim ekonomik të prishjes së një kooperative bujqësore», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet dhe heqjen e dekoratës. Më 6 prill 1959, iu fal mbetja e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 70-71.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]