KAZAZI Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 nëntor të vitit 1932, në Kavajë. U internua për motive politike. Më 16 shkurt 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Durrësit, prej 10 janarit të vitit 1947 deri më 10 dhjetor 1951. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 49-50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]