Etimologjia: Emërtimi i qytezës së Këlcyrës vjen nga fjala latine clausura (klauzura) dhe në greqisht κλεισούρα (klisura) e cila rrjedhon nga fjala do të thotë vend i mbyllur, vend i ngushtë, dhe rrënja e foljes κλείνω (klino) që do të thotë mbyll. Pra me një fjalë Këlcyrë do të thotë grykë (mali). Është quajtur kështu sepse Këlcyra ndodhet midis dy maleve Trebeshinës dhe Dhëmbelit. (Dmth kur themi Gryka e Këlcyrës është njëlloj sikur të themi gryka e grykës)
Këlcyra është një qytezë e vogël e cila ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në krahun e djathtë të Lumit Vjosë. Edhe pse historia e saj fillon më parë se 2000 vjet më parë nuk kanë ngelur shumë monumente të lashta historike. Në malin Trebeshinë ndodhen ende rrënojat e mureve të kalasë ilire, mund të shihen akoma gurët në formë drejtkëndore të cilat formonin muret përreth. Kjo kështjellë ka qënë ndërtuar në shekujt IV – III para Krishtit. Në vitet 470 para Krishtit, si mbet i Këlcyrës referohet mbreti Admed. Në vitin 167 p.K. qyteti ra në duart e batalionëve romakëve të cilat drejtoheshin nga Aemilius Pavlus. Me ndarjen e perandorisë romake Këlcyra si dhe gjithë Shqipëria u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Vendi është nën sundimin e Perandorisë Osmane gjatë viteve 1500 – 1900. Në qitapet e burimeve osmane të vitit 1431, Këlcyra referohet si qendra e vilajetit të Këlcyrës. Vetë Ali Pasha kishte ndërtuar mbi gërmadhat e qytetit të vjetër një kala që ekziston akoma dhe sot.
Gryka e Këlcyrës
Figura të njohura:
Ali Këlcyra
(lindi më 28 Maj të vitit 1891 dhe vdiq me 24 Shtator të vitit 1964)
Ndryshe njihet edhe si Ali Bej Klisura (versioni grek i emrit Këlcyrë) I lindur në Këlcyrë të rrethit të Përmetit, shkoi për studime në Stamboll dhe mbaroi doktoraturën për drejtësi në Romë. Më pas mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe në luftën kundra pushtuesve italianë në verën e vitit 1920. Nga viti 1921 deri në vitin 1924 ishte në parlament ku dhe mbështeti
Fan Nolin. Ai kujtohet si një orator i zoti dhe i përdorte aftësitë e tij kundra Ahmet Zogut dhe mbështetësve të tij. U largua nga atdheu pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, dhe drejtoi Bashkimin Kombëtar nga jashtë shtetit. Regjimi i Zogut e dënoi me vdekje disa herë. Ali Këlcyra ishte midis figurave kyçe të rezistencës së Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u detyrua të largohej nga vendi në 1944 kur komunistët erdhën në pushtet. Bashkë me Mit’hat Bej Frashëri u përpoqën të mbanin Ballin Kombëtar gjallë nga jashtë shtetit gjersa Balli u nda në disa pjesë dhe e humbi fuqinë e tij. Ali Këlcyra më vonë transmetoi programe lajmesh në gjuhën shqipe nga Perëndimi. Vdiq në moshën 73 vjeçare në Romë.