Kerijat ha-Megila
(hebraisht)
Lexo Megilat Ester (Kokorrethi i Esterit). Se çfarë rëndësie e madhe i është dhënë leximit të Megiles shihet nga fakti se Telmudi urdhëron ndërprerjen e lutjes në tempullin e Jerusalemit për të pasur mundësinë që të gjithë ta dëgjojnë leximin e Megiles. Halaha urdhëron që njeriu duhet ta ndërpresë leximin e Tevratit, apo mbarimin e çfarëdo urdhri tjetër biblik, për t’iu dhënë mundësia e dëgjimit të Megiles. Përjashtimi i vetëm mund të jetë urdhri i varrimit. Nëse nuk ka askush që mund ta bëjë varrimin, secili çifut e ka obligim që së pari ta varrosë të vdekurin, pastaj ta dëgjojë leximin e Megiles.
[cite]