Kevura
(hebraisht)

Varrimi. Sipas mësimeve të Tevratit, edhe krimineli i dënuar për vdekje ka të drejtë të varroset. Sipas (H)alaha, varrimi duhet të kryhet në një kohë sa më të shkurtër sipas mundësive brenda 24 orësh. Çdo vonesë e ceremonisë së varrimit konsiderohet moskujdes ndaj të ndjerit, nënçmim ndaj dinjitetit të tij si dhe ofendim ndaj Zotit sepse njeriu është krijuar në formën më të bukur. Mirëpo, nëse për shkaqe të domosdoshme që kanë të bëjnë me të ndjerin, varrimi ka nevojë të shtyhet, si për shembull të tubohen të afërmit, të cilët jetojnë në vende të ndryshme apo gjëra të ngjashme me këtë, atëherë shtyrja e varrimit konsiderohet e arsyeshme dhe e lejuar.

Besimi — Judaik

[cite]