KIKINO Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1892, në Gjirokastër. Arrestuar më 24 dhjetor 1944 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Më 4 janar 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike, prej 25 dhjetor 1944 deri më 4 tetor 1945. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 829-830; AMB, F: Divizioni i Mrojtjes Popullit, D. 15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]