KIKINO Karafil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1923, në Gjirokastër. U ndalua më 21 janar 1961, dhe më 24 prill të po atij viti, me vendim nr. 18, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. U lirua më 7 shkurt të vitit 1965. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]