KIKINO Pëllumb
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 janar 1927, në Gjirokastër. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 25, më 23 korrik 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Tirana në Gjirokastër, prej 6 gusht 1969 deri më 1972 dhe prej 1972 deri më 30 shtator 1991. Nga këto, 3 vite janë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 660-661.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]