Klasifikimi i ujërave
(Term – Mjedisor)
Klasifikimi i ujërave
(anglisht: Water classification)
✦ Duke marrë parasysh të gjitha parametrat relevant për vlerësimin e kualitetit të ujërave, sipas shkallës së pastërtisë dhe dedikimit, ujërat grupohen në këto klasë: I ujërat të cilat në gjendje natyrore me dezinfektim eventual mund të përdoren për pije dhe në industrinë ushqimore, ndërsa ujërat sipërfaqësor edhe për rritjen e peshqëve të llojit fisnik (salmonidae); II ujërat të cilët në gjendjen e natyrore mund të përdoren për larje dhe rekreacion, për sporte në ujë, për rritjen e peshqëve të cilësisë më të dobët (Ciprinide) ose të cilat me metoda të thjeshta të përpunimit (koagulimit, filtrimit, dezinfektimit etj.) mund të shfrytëzohen për pije dhe industrinë ushqimor, ndërsa i papërpunuar për ujitje; III. ujëra që mund të përdoren për ujitje dhe pas një përpunimi të zakonshëm edhe në industri përveç në ate ushqimore. IV. bëjnë pjesë ujërat që mund të shfrytëzohen vetëm pas përpunimit të nevojshëm. Mund të shfrytëzohen për transport dhe hidroelektrana. Nga ana biologjike uji është i kualitetit të mirë nëse mundëson jetë normale organizmave akvatik gjejgjësisht biocenozës. Llojllojshmëria biologjike e ujit është tregues i cilësisë së ujit.