KLOSI Ali Xhafer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mallakastër. Më 2 tetor 1945, Gjykata ushtarake e Fierit e dënoi me vdekje. U pushkatua në Qafë-Koshovicë, Fier. Vëllai tij, Taip Xhaferi [Klosi] u vra në luftën e Vlorës, 1920. Agim T. Cfiri (përmbledhës) Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 194, 207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]