(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Inxhinier gjeolog. Lindi në vitin 1916, në Mallakastër. Diplomuar për gjeologji nafte në Strasburg. Më 1935, mori pjesë në të ashtuquajturën kryengritje e Fierit dhe u dënua me vdekje. Dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e pak më vonë u lirua me kusht që të shkonte në Francë të vazhdonte studimet. Më 27 shtator 1947, me vendim nr. 187, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor si «inisiator të një organizate kundër pushtetit popullor», që ka «mbajtur lidhje me kriminelët e luftës për të përgatitur kryengritjen kundër P. P. Sh.» dhe e dënoi me vdekje, me varje në litar. Me vendim nr. 30, datë 7 janar 1993, u prish vendimi nr. 187, datë 27 shtator 1947, i Gjykatës së Lartë Ushtarake, dhe u deklarua i pafajshëm. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 144-145; Agim T. Cfiri (përmbledhës) Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 217; Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 108.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit