KOCULI Kujtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i Qazim Koculit. U burgos tre herë për agjitacion e propagandë. Pas burgut u internua në Kuç (Vlorë). Lindi më 1926, në Kocul, Vlorë. U arrestua më 10 prill 1946, dhe më 15 prill 1946, me vendim nr. 91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotim të pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg. U arrestua më 27 qershor 1955, dhe më 13 shtator 1955, me vendim nr. 96, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës» dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet si dhe për «krimin e moskallëzimit të krimit kundër shtetit» me 4 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 188; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]