KODRA Tefta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Vajza e Haki Kodrës [shih]. Më 1 mars 1951, u internua në Vlorë, së bashku nënën, motrën dhe vëllezërit. Deri më 1959, qëndruan në një “depo të ndyrë, që kishte vetëm një dritare të ngushtë me një zgarë hekuri”, së bashku me katër familje të tjera. Internimin e vazhduan në Otllak të Beratit, deri më 28 nëntor 1992, ku u strehuan në një depo plehu kimik, në një hapësirë 1.9 x 4 m. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 151.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]