KOKA Xhavit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Larisa, Greqi. Diplomuar për shkenca politike në Bukuresht, doktor i shkencave politike. Më 1936, nis punë në ministrinë e Jashtme. Më 1937, sekretar i konsullatës shqiptare në Selanik. Më 1939, proteston pranë qeverisë greke për pushtimin e Shqipërisë. Internohet në ishullin Rodos të Greqisë deri në hyrjen e trupave gjermane. Bashkëpunëtor i .Abaz Kupit, një nga figurat kryesore në themelimin e Legalitetit. Arrestohet në janar 1946, dënohet me vdekje nga regjimi komunist. Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]