(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1882, në Tepelenë. Më 25 prill 1947, me vendim nr. 132, Gjykata e N/prefekturës së Tepelenës e dënoi «për blerje bereqeti», me 1 muaj punë të detyruar. Më 7 prill 1954, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», me 7 vjet burg dhe konfiskimin e një pjese të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 535-536.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]