(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1913, në Sarandë. Më 7 tetor 1946, me vendim nr. 109, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «sabotim të luftës dhe si armik i popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. Më 23 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 116-117.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]