KOKALI Sajde
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 mars 1935, në Iball të Pukës. U internua për motive politike. Më 26 dhjetor 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes të personit në burg pa qenë i dënuar, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethin e Tepelenës prej datës 14 maj 1945 deri më 14 maj 1969. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 183-184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]