KOKLA Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1884, në Lushnjë. Arrestuar më 10 dhjetor 1944. Më 30 tetor 1945, me vendim nr. 176, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi si «armik i popullit» me 20 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu zbrit në 10 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 171-172.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]