Kokoçeli

  Bimë, Bimë Mjekësore

Kokoçeli

Kokoçeli

(latinisht: Centaurea cyanus, familja Compositae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga lulet anësore dhe lulet tubike të kaptinave të luleve të kokoçellit. Është bimë 1 vjeçare. Lulëzon në qershor-korrik. Ka veprim të lehtë rrudhës dhe antiinflamator dhe përdoret në sëmundjet e syve; nxit urinimin, punën e tëmthit. Përdoret në çajra dhe për shkak të ngjyrës së pëlqyeshme blu.

Përgatitja:
1 lugë çaji në 1 gotë ujë të sapovaluar. Lihet 15 minuta, pastaj kullohet. Pihen 3 doza të tilla në ditë. Kurse në raportin 5 lugë gjelle çaj në 2 gota ujë mund të përdoret për kompresa në acarime të syve, për mjekimin e qepallave të pezmatuara etj. Ruhet për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sergey M. Sazhin – Sazhin64 [GPL (http://www.gnu.org/licenses/gpl.html)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Kokoçeli":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/koko%c3%a7eli
"Kokoçeli," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018