(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Vlorë. Rrjedh nga familja e njohur për kontributin patriotik në histori dhe persekutimin e madh që pësoi nën diktaturë. U burgos 17 vjeç. Provoi torturat më të egra, përfshi elektroshokun. U dënua disa herë. Për herë të parë u arrestua më 11 shtator 1946. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 359, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për aq kohë. Më 19 nëntor 1961, me vendim nr. 30, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 42; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 23; Uran Kalakulla, Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, (Tiranë: PRINCI, 2011), 83-85.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit