KOLA Agron
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1957, në Dibër. Më 21 dhe 22 korrik 1981, Gjykata e Dibrës e dënoi se ka zhvilluar «agjitacion e propagandë», me 3 vjet burg dhe për «tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes të mbetur në fazën e përgatitjes», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Përfundimisht, u dënua me 11 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, f. 201-202.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]