KOLA Nosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Shkodër. U arrestua më 22 shkurt 1952, dhe më 20 qershor 1952, me vendim nr. 111, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e strehimit dhe furnizimit të diversantëve» dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe me humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]