(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1875, në Sarandë. U arrestua më 10 tetor 1945, dhe më 20 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 317, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «ndërlidhje me reaksionin neofashist grek, propagandues kundër pushtetit popullor dhe si kriminel lufte» dhe e dënoi me 3 vjet burg. Më 21 prill 1953, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e kryerjes së veprimeve përgatitore për të kryer akte terroriste kundër pushtetit dhe partisë» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 23 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Më 25 maj 1953, me vendim nr. 199 të Gjykatës së Lartë, u la në fuqi akuza e agjitacionit e propagandës, por u deklarua i pafajshëm për kryerjen e veprimeve përgatitore për aktet terroriste. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 219-220.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit