KOLAVERI Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Burrel. Arrestuar më 25 shtator 1947. Më 24 nëntor 1947, me vendim nr. 620, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «strehim dhe furnizim kriminelëve të luftës» me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës civile baras me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 817.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]