(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Poet, folklorist. U lind në fshatin Brezhdan të Përmetit, në vitin 1919. Pas arsimimit në shkollat e Përmetit, Gjirokastrës dhe të Elbasanit, studimet i filloi në Firence të Italisë, por, si shumë studentë shqiptarë, i ndërpreua ato dhe u rreshtua në batalionin «Vullnetarët e lirisë». U diplomua pas lufte në Fakultetin e Filozofisë dhe të Letërsisë në Zagreb. Pas kryerjes së studimeve, punoi si pedagog në gjimnazet e Tiranës dhe Durrësit, si dhe në Institutin e Folklorit. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të këtij Instituti. Pas një letre dejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e popullit shqiptar, më 1957 u arrestua bashkë me të shoqen, Veronikën [shih], dhe u denua me vdekje, dënim që më vonë iu ul në 13 vjet heqje lirie. Vdiq në Itali, në vitin 1996. Vepra: «Naimi, poeti-njeri: tragjedi në vargje» (Firence, 1943); «Këngë popullore lirike» (Tiranë, 1955) etj. Në arkivin e Insitutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ruhen rreth pesëdhjetë vëllime folklorike të mbledhura në vitet 1949-1957. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 541-542
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit