KOMNINO Veronika
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Folkloriste, e shoqja e Gjergj Komninos [shih]. Lindi më 1931, në Durrës. Më 22 gusht 1957, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për «tentativë arratisjeje», «agjitacion e propagandë» dhe «përhapje të sekretit shtetëror», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të Institutit të Folklorit. U arrestua bashkë me të shoqin, Gjergjin. Ishte 24 vjeçe dhe shtatzanë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 741-742.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]