KONDI Vehip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1909, në Shalës të Sarandës. U arrestua më 23 maj 1959, dhe më 21 shtator të po atij viti, me vendim nr. 23, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «moskallëzim të krimit kundër shtetit» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 225-226.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]