KONDI Xhafer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1923, në Tiranë. U arrestua më 15 gusht 1946, dhe më 5 nëntor 1947, me vendim nr. 646, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka propaganduar dhe axhituar kundra pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile-politike për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 16 korrik 1979, dhe më 19 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 513, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit socialist» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 393-394.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]