(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Bodrishtë, Gjirokastër. Më 13 janar 1947, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e dënoi si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit», me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e dënimit dhe konfiskim pasurie. Më 1949, iu ulën 5 vjet burg nga dënimi. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 586.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]