KONI Sure
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Maminas, Durrës. Më 31 gusht 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për mos denoncim të faji penal të kryer nga kriminelë të arratisur», me dy vjet punë korrektonjëse, por meqë kishte vuajtur 8 muaj burgim, u lirua. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 686-687.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]