KONI Zydi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1941, në Shijak. Më 25 korrik 1978, me vendim nr. 770, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 363-364.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]