KONJARI Sulo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1903, në Gjirokastër. Më 27 shtator 1947, me vendim nr. 187, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor si «anëtar i një organizate tradhëtaresabotatore të lidhur me kriminelët e luftës brenda dhe jashtë vendit të ndihmuar dhe nga imperializimi anglo-amerikan», që ka «kryer akte sabotazhi, spiunazhi dhe terrorizmi për rrëzimin e pushtetit popullor», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 98-99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]