KONOMI Anthim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër. Kreu shkollën teknike në Tiranë dhe u diplomua në Institutin Politeknik të Torinos (Itali). Punoi në fushën e ndërtimit. Gjatë luftës përkrahu komunistët, u arrestua nga gjermanët. Pas luftës punoi si inxhinier në rindërtimin e urave. Më 1947, u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak, si armik i popullit dhe në shërbim të agjenturës amerikane. Shpëtoi nga ekzekutimi rastësisht; Sigurimi vendosi ta rimerrte, bashkë me dy kolegë të tjerë, në pyetje dhe të zgjeronte procesin, me synimin “për të marrë material për ta pasur për rekrutimin e agjentëve.” Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: PHOENIX, 1995), 178-179.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]