(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Vlorë. Më 24 dhjetor 1968, me vendim nr. 180, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe heqjen e dekoratës. Më 13 korrik 1973, me vendim nr. 34, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotimit si pjesëmarrës i një organizate kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 293-294; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 77.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]