KONOMI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Dhivër, Sarandë. Mjek. Nuk pushoi kurrë së ndihmuari bashkëvuajtësit e tij të sëmurë. Më 15 shtator 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e të drejtës elektorale për 4 vjet, dhe heqjen e dekoratave. Më 11 korrik 1978, Gjykata e Fierit, e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit. ISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 437-438; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995), 51.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]