KONOMI Pano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Himarë. Më 29 tetor 1957, me vendim nr. 156, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet dhe heqjen e dekoratave si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 8 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet si dhe heqjen e dekoratave. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 276-277.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]