KONOPULLOS Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1884, në Korçë. Më 30 shtator 1950, me vendim nr. 149, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «spiunazh dhe agjitacion e propagandë», me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e shtëpisë së tij në lagjen nr. 4, rruga “Vashington”, nr. 3, në Korçë, dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 616.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]