Konventa e Aarhusit
(Term – Mjedisor)
Konventa e Aarhusit
(anglisht: The Aarhus Convention)
✦ Është një marrëveshje e nënshkruar nga 35 qeveri evropiane, më 25.06.1998 në Aarhus, Danimarkë. Kjo Konventë ka të bëjë me “Të drejtën e publikut për informim, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin.” Konventa e Aarhusit përfshinë: ???? Pranimi i të drejtës për informim, pjesëmarrje dhe mundësi për t’iu drejtuar gjykatës, bazuar në të drejtën për një mjedis të përshtatshëm për shëndetin. ???? Një përkufizim të gjerë të autoriteteve publike përfshirë të gjithë organizmat qeveritare qendrore dhe vendore, si dhe për sektorin privat që ka përgjegjësi publike. ???? Një përkufizim i gjerë për informacionin për mjedisin, duke përfshirë informacionin për shëndetin mjedisor. ???? Garantimin e të drejtës së publikut për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve për mjedisin, përfshirë hartimin e politikave dhe legjislacionit mjedisor, ???? Mbështetja e të drejtës për t’u informuar dhe pjesëmarrje në vendimmarrje, me të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës. ???? Përfshirja e institucioneve të Bashkimit Evropian brenda qëllimit të Konventës dhe nevoja për nxitjen e zbatimit të parimeve të Konventës në organizmat ndërkombëtare për çështjet mjedisore.