Konventa PIC
(Term – Mjedisor)
Konventa PIC
(anglisht: PIC Convention)
✦ Konventa e Roterdamit mbi Marrjen e Pëlqimit Praprakisht për disa Kimikate dhe Pesticide të Rrezikshme në Tregtinë Ndërkombëtare nisi të nënshkruhej në vitin 1998. Ajo do të hyjë në fuqi kur 50 vende ta miratojnë përfundimisht. Konventa do të lejojë të bëhet monitorimi dhe kontrollimi në shkallë botërore i tregtisë së kimikateve të ndryshme që rrezikojn shëndetin njerëzor dhe mjedisor. Ajo do të pajisë vendet importuese me fuqinë për vendimmarrje mbi ato kimikate që ata duan të futin dhe përjashtojnë ato që nuk mund t’i administrojnë me siguri. Në rast se tregtia nuk ndodh, kërkesat për etiketimin dhe përfitimin e informacionit mbi pasojat e mundshme për shëndetin dhe mjedisin do të stimulojë përdorimin e sigurtë të këtyre kimikateve.