KOSHENA Maliq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në fshatin Dukat të Vlorës. Mori pjesë në Luftën e Vlorës (1920). Më 1939 u lidh me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon dhe u bë një nga anëtarët e parë të Ballit Kombëtar në Vlorë. Më 1942 u zgjodh kryetar i këshillit të Dukatit dhe pastaj komandanti i çetës së krahinës. Më korrik 1943, luftoi kundër ushtrisë fashiste në Llogora, të cilat lanë 200 ushtarë e oficerë robër, dhe humbën 40 makina të djegura. Më 13 shtator 1943, luftoi kundër gjermanëve në Llogora. Komunistët i bënë ftesë të bashkohej me ata por ai nuk pranoi. Atëherë, më 30 nëntor 1943, komunistët e rrethuan pabesisht në Dukat. Pas 14 orë luftimi komunistët u tërhoqën duke lënë 24 të vrarë dhe tre robër. Më 28 janar 1945 u arrestua nga forcat e regjimit komunist, të komanduara nga Gjon Banushi, dhe u dënua me 20 vjet burg. Më 7 prill 1950 u pushkatua së bashku me 7 persona të tjerë. Po atë ditë, në Dukat regjimi vari një 23 vjeçar. Gazeta Flamuri, korrik-gusht 1950, nr. 7-8, f. 7; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]