KOSHENA Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Dukat, Vlorë. Anëtar i Ballit Kombëtar. U arrestua më 24 maj 1949, dhe më 25 nëntor 1949, me venidm nr. 201, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor për «krimin e krijimit të një organizate kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 15 vjet burg, për «krimin e agjitacion e propagandës» me 5 vjet burg dhe «krimin e tentativës për të rrëzuar pushtetin popullor» me 10 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 295-296; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]